Protestë dhe thirrje nacionaliste pranë ambasadës shqiptare në Beograd

E Shtunë 16 Tetor 2021, 21:43
TiranaPost
Një grup njerëzish kanë protesuar praën ambasadës shqiptare në Beograd. Thirrjet e tyre kanë qenë të natyrës nacionaliste teksa brohoritnin “Kosova është Serbi”.
Sipas mediave, pjesëmarrësit në protestë janë pjesë e së djathtës ekstreme. Ata u kanë bërë gjithashtu thirrje serbëve të Kosovës të bojkotojnë zgjedhjet vendore që do të mbahen nesër.
Pas protestës në ambasadën shqiptare, grupi i pjesëmarrësve ndaluan pranë ambasadës amerikane.