Rajoni

Publikohet përgjimi kur ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët: Nuk vlejnë as për pesë pare!

Publikohet përgjimi kur ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon

Në media po qarkullon një përgjim ku dëgjohet ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, që ofendon shqiptarët.

Biseda është publikuar nga “Indeksonline” dhe zhvillohet mes tij dhe një personi emri i të cilit nuk bëhet publik. Në videopërgjim biseda mes Zaev dhe personit tjetër ka qenë çështja e votës. Zaevi dëgjohet duke thënë se “shqiptarët nuk vlejnë as për pesë pare”.

Më pas, personi tjetër i kthehet se rreziku tek shqiptarët qëndron se “ata janë luftëtarë”, ndërsa, përgjigja e Zaevit ishte se “luftëtarët gjenden gjithandej në botë”.