Rajoni

Qeveria e Kroacisë i dhuron Shqipërisë 10 mijë vaksina anti-COVID

Qeveria e Kroacisë i dhuron Shqipërisë 10 mijë vaksina

Në mbledhjen e ditës së sotme të qeverisë kroate është miratuar një vendim për të dhuruar vaksina anti-COVID në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut për të ndihmuar dy shtetet e rajonit në fushatat e tyre të vaksinimit.

Sipas vendimit në total do të dhurohen 20 mijë doza vaksinash anti-COVID, 10 mijë për Shqipërinë dhe e njëjta sasi për Republikën e Maqedonisë Veriore.

“Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë Veriore po përballen me pasojat e rënda të pandemisë COVID-19, presionit të madh mbi sistemin shëndetësor dhe mungesës së vaksinave. Vetë Komisioni Evropian ka identifikuar vendet në zonën tonë të afërt si një përparësi për ndihmën e vaksinave. Në këtë drejtim, Kroacia vazhdon të solidarizohet me vendet fqinje të saj Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë Veriore duke ofruar ndihmë humanitare në formën e vaksinave kundër COVID-19", tha ministri Grli? Radman pas vendimit të qeverisë kroate.

Tiranapost.al