Rajoni

Radev rizgjidhet president i Bullgarisë dhe konfirmon qëndrimin ndaj Maqedonisë së Veriut: Nuk duhet të bëjmë lëshime nga pozitat nacionaliste

Radev rizgjidhet president i Bullgarisë dhe konfirmon qëndrimin ndaj

Bullgaria ka rizgjedhur president Rumen Radev për herë të dytë, me një mandate 5-vjeçar.

Pas fitores, Radev konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e tij mbi situatën me Maqedoninë e Veriut.

“Qeveria e re nuk duhet të bëjë lëshime nga pozitat nacionaliste posaçërisht kur bëhet fjalë për identitetin, historinë bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarëve tanë prapa kufirit”, Radev.

Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përmes një statusi në Facebook, tregon se ka pasur një bisedë telefonike me Radev për ta uruar për fitoren dhe kanë vendosur të hyjnë në dialog.