Rama reagon si kryesues i presidencës së OSBE për Srebrenicën: Të mësojmë leksionet në mënyrë aktive
Edi Rama ka reaguar në rolin e kryesuesit të OSBE-së për masakrën e Srebrenicës, së 11 korrikut të 1995-ës kur serbët vranë myslimanët boshnjakë. Ai rikujton viktimat dhe vë theksin tek leksionet që shoqëria duhet të nxjerrë për të mos përsëritur historinë.
”Shkalla dhe egërsia e këtij gjenocidi është një tragjedi që rëndon sot mbi shpirtin tonë, edhe 25 vite më vonë. Unë shpreh respektin ndaj viktimave që u vranë pa mëshirë dhe ofroj ngushëllimet e mia të thella për familjet e atyre që humbën jetën. Rishkrimi me qëllimin e keq i historisë mund të çojë në të njëjtat gabime dhe krime që po bëhen përsëri. Gjyqtarët lokalë dhe ndërkombëtarë kanë dokumentuar atë që ndodhi në Srebrenicë dhe rrethinat e saj në vitin 1995. Kjo nënvizon domosdoshmërinë e dhënies së drejtësisë. Mosndëshkimi nuk është opsion”, tha Rama që shtoi: “Ne gjithmonë themi se Srebrenica nuk duhet të përsëritet kurrë, por vetëm disa vite më vonë pati një konflikt shkatërrues në Kosovë. Përgjegjësia për krimet u takon atyre që i kanë kryer. Por, shoqëritë janë gjithashtu fajtore nëse ato nuk kujtojnë dhe nuk mësojnë nga leksionet e asaj që ndodhi në Srebrenicë”, përfundoi ai në deklaratën e publikuar nga OSBE.
Lexo më shumë: