Rajoni

Raporti i Senatit Amerikan: Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, me marrëveshjen Kosovë-Serbi

Raporti i Senatit Amerikan: Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin

Raporti i Komitetit të Senatit Amerikan për Shërbime të Armatosura për vitin 2021 thotë se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë do të sillte sigurinë e paqes dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Në raportin e publikuar nga gazeta Telegraf, thuhet se: 

“Komiteti beson se SHBA-të duhet të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet diplomatike të Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje historike për normalizim të raporteve me njohjen reciproke si element qendror. Një marrëveshje e tillë është në interes të dy shteteve dhe do të rrisë sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”. 

Më tej i bëhet thirrje shtetit amerikan të vijojë me mbështetjen e përpjekjeve diplomatike të Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje historike të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Komiteti i Senatit Amerikan thekson se njohja reciproke duhet të jetë në elementi kyç për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

paralajmërohen Kosova dhe Serbia se duhet të heqin dorë nga veprimet të cilat mund ta vështirësojnë arritjen e një marrëveshje.

Në raport theksohet se SHBA-të duhet të vazhdojnë të mbështesin tranzicionin gradual të Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt një ushtrie multi-etnike e cila ndërvepron me anëtarët e NATO-së me një proces transparent që respekton të drejtat e qytetarëve të Kosovës dhe promovon sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Së bashku me aleatët dhe partnerët e Shteteve të Bashkuara, SHBA-të duhet të vazhdojnë përkushtimin ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e duhur që Forca e Sigurisë së Kosovës të ketë personelin, kapacitet dhe resurset e nevojshme që të ushtroj misionin e saj kritik”, thuhet në mbyllje të raportit. Burimi: Telegraf