Rajoni

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Në votime mbi 14%

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Në votime

Në Maqedoninë e Veriut po mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve Lokale. Deri tani nuk ka pasur incidente. Janë paraqitur vetëm disa probleme teknike për shkak të identifikimit me gisht, të njohur si “fingerprint”.

“Arsyet ku ka pasur ndërprerje kanë të bëjnë me mungesën e sinjalin për aktivizimin e aparati biometrik. Në disa vendvotime kishte ndërprerje më shumë se një orë ndërsa votimi ka vazhduar me metodën e vjetër deri në vënien në përdorim të aparateve biometrik”, ka deklaruar kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski.

Deri në orën 11:00 të paradites në votime janë paraqitur 14.18% e qytetarëve me të drejtë vote. Pjesëmarrja me e lartë në votime është në komunat Rankovce (38.2%) ndërsa më e ulët në Saraj të Shkupit 5.19%.

Në rundin e parë, më 17 tetor janë zgjedhur 34 kryetarë të komunave, si dhe asambletë komunale të të gjitha 80 komunave. Raundi i dytë mbahet për komunat që janë në balotazh.