Rajoni

Rekord ditor në Greqi, shënohen 2,311 raste të reja dhe 108 vdekje nga Covid-19

Rekord ditor në Greqi, shënohen 2,311 raste të reja dhe 108

Greqia raportoi sot një rekord të ri ditor prej 108 vdekjesh të lidhura me koronavirusin, ndërkohë që numri i të infektuarve kap shifrën 2,311 raste.

Pas një bllokimi dy-mujor në mars, i cili ndihmoi në frenimin e infeksioneve, rritja e tyre duke filluar nga tetori e detyroi qeverinë të vendoste një bllokim deri në fund të nëntorit.

Rastet e konfirmuara sot sipas ekspertëve të shëndetësisë çojnë numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 90,121 që nga muaji shkurt, nga të cilët 53,4% janë burra, ndërsa 4,787 (5,3%) konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë. Ndërkohë numri total i të vdekurve është 1,527.

Për më tepër, 522 persona po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç. 149 (28.5%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 82.4% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart.

Mosha mesatare e rasteve që kanë humbur jetën është 80 vjeç.

*Artikulli i marrë nga In.gr. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.