Rikthehet Štefan Füle: BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë bashkë, përndryshe humbasin të dyja

Štefan Füle, dikur një nga figurat më familjare për shqiptarët, si ish-Komisioner i Zgjerimit Europian, në një moment shprese reale për vendin, është shfaqur në podcastin e Ditmir Bushatit, me më shumë flokë të bardhë, por i njëjtë në mesazhin që BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë bashkë dhe se veç e veç të dy humbasin.
"Të gjithë e ndiejmë se duhet të ndodhë diçka. Disa prej nesh flasin për një moment të ri dhe të përshtatshëm për zgjerimin. Por unë kam frikë se nuk kemi arritur ende në atë pikë. Unë nuk vë aspak në dyshim vendosmërinë e Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, dhe as të Ukrainës. Por unë hezitoj të them se jemi në momentin apo fazën e zgjerimit, kur shoh shtete anëtare të BE-së që ende hezitojnë të japin kontributin e tyre për zgjerimin. Sepse ka diçka këtu për të cilën kemi folur më parë bashkë. Nuk është me rëndësi që vetëm shtetet kandidate të përgatiten për anëtarësimin, por është me rëndësi gë edhe institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të BE-së të përgatiten për anëtarë të rinj. Dhe teksa kam parë mjaft përqendrim, dhe në fakt një zhvillim pozitiv nga ana e shteteve kandidate, po pres ende për një sinjal të qartë nga shtetet anëtare të BE-së, ku ato nuk i referohen zgjerimit vetëm si prioritet, por fillojnë të hedhin hapa konkretë, në mënyrë që BE-ja të jetë gati. Këto dy procese duhet të zhvillohen paralelisht me njeri-tjetrin.
I pyetur për ndikimin e Trump, Štefan Füle thotë se ai do t'i japë impuls Europës.
Ndërkaq për Shqipërinë në 2030, anëtare e BE, Fyle thotë se për këtë deri tani sheh vetëm fjalë dhe se motori i zgjerimit ka kohë që është fikur e duhet rindezur.
Sesi, e dëgjoni të plotë në podcast