Rajoni

Shpërthen vala e dytë e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Shpërthen vala e dytë e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka rifilluar izolimin. Shifrat e ditëve të fundit rikthyen shtetrrethimin për 10 komuna.  Kështu Shkupi, Kumanova, Tetova, Shtipi, Lipkova, Bogovinja, Brvenica, Tearce, Zelino dhe Jegunovce do të jenë në karantinë nga ora 21:00 e ditës së sotme deri të hënën në ora 05.00. Vendimi u mor nga qeveria pas propozimit të Komisionit për sëmundje infektive.

Nga e premtja deri të hënën në karantinë do të jenë edhe qytetet e tjera, por me orar të përcaktuar duke nga ora 16.00 deri në ora 05.00 të ditës së nesërme. Pra pasditet në karantinë.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe kjo është mënyra e vetme për të vendosur në kontroll qytetet që janë shndërruar në vatra të nxehta.

Një ditë më parë Maqedonia e Veriut deklaroi 101 raste të reja me Covid-19, shumica prej të cilave në Shkup. Katër pacientë humbën jetën dhe 10 janë shëruar.

Janë konfirmuar 2 raste pozitive edhe në kopshtet e fëmijëve në Shtip.

Numri i rasteve aktive është 742.