Rajoni

Rumania i dhuron Shqipërisë 150 mijë doza vaksinash anti-COVID

Rumania i dhuron Shqipërisë 150 mijë doza vaksinash anti-COVID

Qeveria e Rumanisë ka aprovuar vendimin për t’i dhuruar vendit tonë 150 mijë vaksina anti-COVID për të ndihmuar vendin tonë në fushatën e vaksinimit masiv, që përgjatë muajit gusht është i hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me anë të një statusi në rrjetet sociale ka shprehur falenderimet e tij presidentin rumun Klaus Iohannis, kryeministrin Florin Citu dhe ambasadorin e Bukureshtit në Tiranë, Octavian Serban.

“Qeveria e Rumanisë sapo ka miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150.000 doza vaksinë anti-Covid19. Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen Presidentit Klaus Iohannis dhe Kryeministrit Florin Cîțu për këtë ndihmë të mirëpritur në luftën me pandeminë. Gjithashtu falenderoj edhe Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë Octavian Șerban me të cilin kemi një bashkëpunim të përditshëm në dobi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona.”- ka shkruar Balla.

Tiranapost.al