Rajoni

Serbia bëhet vendi i parë në Europë që merr vaksinat e Kinës: 1 milion doza nga Sinophar, por sa e sigurt është?

Serbia bëhet vendi i parë në Europë që merr vaksinat e

Një avion që mbante një milion doza të vaksinës anti-Covid të kompanisë kineze Sinopharm mbërriti këtë të shtunë në Serbi, duke e bërë vendin e parë në Europë dhe Ballkan që merr vaksinë kineze.

Presidenti Aleksandar Vuçiç u shoqërua nga ambasadori i Pekinit në në aeroportin e Beogradit ndërsa kontejnerët që mbanin vaksinat u shkarkuan nga një avion i Air Serbia.

Vuçiç, i cili ka ndihmuar në krijimin e lidhjeve të ngushta me Kinën në vitet e fundit tha para gazetarëve: "Unë do doja të falënderoja Presidentin Xi Jinping dhe udhëheqjen kineze që na dërguan një milion doza të vaksinës".

Ai tha se rregullatori mjekësor i Serbisë pritet të miratojë vaksinën Sinopharm në ditët e ardhshme, duke lejuar që vaksinimet me doza të fillojnë brenda një jave. Më shumë se 20,000 serbë janë vaksinuar deri më tani që kur inokulimi masiv filloi në fund të dhjetorit, kryesisht njerëz të moshuar në shtëpi pensioni dhe punonjës mjekësorë. Shumica kanë marrë vaksinën e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech ose vaksinën Sputnik të Rusisë.

Vuçiç tha se Serbia pret të marrë edhe 250,000 doza të tjera të vaksinës Sputnik dhe 20,000 doza të vaksinave Pfizer javën e ardhshme.

Ai gjithashtu tha se pret të marrë dërgesat e vaksinave AstraZeneca dhe Moderna deri në qershor.

Kina miratoi vaksinën e zhvilluar nga BIBP të Sinopharm në fund të dhjetorit. Asnjë e dhënë e hollësishme e efikasitetit nuk është publikuar por BIBP ka thënë se vaksina është 79.34% efektive.

*Tiranapost.al.