Rajoni

Serbia nuk shtyn më: Vendos datën për zgjedhjet lokale dhe parlamentare

Serbia nuk shtyn më: Vendos datën për zgjedhjet lokale dhe

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është takuar me palët politike dhe kanë rënë dakord që zgjedhjet lokale dhe parlamentare të zhvillohen me datë 21 qershor.

Lajmin e ka bërë vetë me dije presidenti serb. Zgjedhjet ishin parashkuar të zhvilloheshin me datë 26 prill por u anuluan për shkak të pandemisë.

Më datë 15 mars, autoritetet serbe shpallën gjendjen e jashtëzakonshme. Dhe së fundmi është njoftuar që Parlamenti i Serbisë do ta heqë gjendjen ditën e mërkurë me 6 maj.

Presidenti Aleksandër Vuçiç thotë se nuk pret që të ketë ndonjë tubim të madh zgjedhor gjatë muajit maj, ndërsa për qershorin tha se do të ketë konsultime me mjekët.

Serbia ka mbi 9,500 raste me koronavirus dhe një total prej 197 viktimash.