Rajoni

Shifra të larta të infektuarish në Greqi, humbin jetën 60 persona nga Covid

Shifra të larta të infektuarish në Greqi, humbin jetën 60

Shifra të larta të infektuarish me Covid janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj Greqi.

Mediat greke shkruajnë se numri i pacientëve të intubuar është më i lartë se kurrë, në 24 orët e fundit raportohet të jenë 480, ndërsa 60 pacientë humbën jetën.

Raste të reja janë 3,209 duke çuar numrin e përgjithshëm është 82,034, nga të cilët 53,7% janë burra.

4,714 (5,7%) e rasteve konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë.

Mosha mesatare e 480 personave të intubuar është 65 vjeç, 148 (30.8%) prej tyre janë gra. 81% kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart.

Me 60 vdekjet e 24 orëve të fundit, numri total kap shifrën 1,288, ndërkohë që mosha mesatare e vdekjeve ishte 80 vjeç dhe 97.4% kishin një sëmundje bashkëshoqëruese.

*Artikulli i marrë nga Naftemporiki. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.