Rajoni

Shkarkohet Kryemyftiu që u martua me një vajzë 50 vjet më të re

Shkarkohet Kryemyftiu që u martua me një vajzë 50 vjet më

Pak ditë pasi u publikuan fotot e Kryemyftiut Sulejman Rexhep nga martesa me një vajzë 50 vjet më të re se ai, Bashkësia fetare Islame në Maqedoninë e Veriut vendosi për shkarkimin e tij nga detyra si kryetar.

Shkarkohet Kryemyftiu që u martua me një vajzë 50 vjet më

Lajmin e bëri me dije kryetari i Myftinisë së Gostivarit Shaqir Fetahu.

Shkarkohet Kryemyftiu që u martua me një vajzë 50 vjet më

Sipas  disa mediave maqedonase ai është përfshirë në disa skandale duke mos treguar më tej,  por të tjerë shkruajnë se martesa një ditë para festës së Fitër Bajramit  u  bë shkak.  Kjo ishte martesa e dytë për ish Kryemyftiun Rexhepi,  pasi katër vite më parë gruaja e tij ndërroi jetë.

Flitet gjithashtu  se me datë  9 maj, Rexhepi ka tërhequr një shumë prej 1 milionë eurosh cash nga Bashkësia Islame e Maqedonisë së Veriut, përmes ‘Shparkase Bank’ duke mos dhënë arsyetim se ku kanë shkuar këto para dhe pse janë tërhequr. Vetë kryemyftiu nuk ka reaguar.  Lajmi është publikuar në median News33.

Shkarkohet Kryemyftiu që u martua me një vajzë 50 vjet më

Fotot tregojnë edhe për një orë të shtrenjtë të Rexhepit në dorën e vajzës, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije.

Shkarkohet Kryemyftiu që u martua me një vajzë 50 vjet më

Vendimi si më poshtë: 

Shkarkohet Kryemyftiu që u martua me një vajzë 50 vjet më