Rajoni

Shqiptari 30 vjeç dhunohet rëndë nga 4 të dënuar në burgun grek

Shqiptari 30 vjeç dhunohet rëndë nga 4 të dënuar

Një shqiptar është dhunuar me sende të forta nga 4 të dënuar në burgun grek Domokou. Sipas mediave greke, shqiptari është 30 vjeç dhe i dënuar me burg të përjetshëm për vrasje.

Ai mësohet se ka pësuar dëmtime të shumta në trup dhe gjendja e tij është e rëndë, ndërsa nga spitali i Lamias u transportua për në Athinë.

Aktualisht ai ndodhet në spitalin “Evangelismos” ku po trajtohet dhe është jashtë rrezikut për jetën e tij.

Autoritetet greke kanë filluar hetimet për përplasjen e rëndë.