Rajoni

Shtimi i rasteve me COVID/ Mali i Zi kthen detyrimin për PCR për të kaluar kufirin

Shtimi i rasteve me COVID/ Mali i Zi kthen detyrimin për PCR për

Për shkak të shtimit të numrit të infektimeve dhe përhapjes së variantit “delta” të COVID-19, Mali i Zi ka rikthyer masat kufizuese për kalimin e kufirit.

Autoritetet e shtetit fqinj kanë sanksionuar se kushdo që dëshiron të hyjë në vend duhet të ketë një nga dokumentat e mëposhtëm:

Certifikatë vaksinimi me një apo dy doza anti-COVID; test PCR jo më shumë se 72 orë më parë; vërtetim që është kaluar COVID 19 jo me pak se 14 ditë dhe jo me shume se 180 ditë nga testimi pozitiv me COVID 19; test antigjen negativ të bërë jo më shumë se 48 orë përpara udhëtimit.

Gjithashtu, duke filluar nga dita e sotme nuk lejohen mbledhjet në ambjente të hapura ose të mbyllura të më shumë se 50 personave. Kufizimet e vendosura hyjnë në fuqi ditën e nesërme (21 gusht) dhe do të jenë në fuqi deri në datën 10 shtator.

Tiranapost.al