Rajoni

Silvio Berlusconi infektohet me Covid! Mjeku jep detaje për gjendjen e tij

Silvio Berlusconi infektohet me Covid! Mjeku jep detaje për gjendjen e tij

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, rezulton pozitiv me Covid.

“Pas një konrtolli, Presidenti Berlusconi doli pozitiv me koronavirusin”, deklaroi partia “Forza Italia” në një njoftim.

Sipas mjekut të tij Alberto Zangrillo, Silvio Berlusconi është asimptomatik dhe i izoluar në shtëpi.

“Presidenti vazhdon të punojë nga rezidenca e tij në Arcore, ku do të kalojë periudhën e izolimit. Në çdo rast, ai do të vazhdojë të mbështesë ‘Forza Italia’ dhe kandidatët e qendrës së djathtë në zgjedhjet rajonale dhe administrative, me intervista të përditshme në gazeta, në televizione dhe në rrjetet sociale”, vijonte më tej njoftimi i partisë “Forza Italia”.

Silvio Berlusconi doli negativ në testin e kryer rreth një javë më parë. Ai ishte takuar me Flavio Briatore më 12 gusht, i cili më pas rezultoi i infektuar./ Burimi ilmessaggero.it/