Rajoni

Sipas mediave serbe: BE, ultimatum Serbisë që të pranojë Kosovën

Sipas mediave serbe: BE, ultimatum Serbisë që të pranojë

Dy mediat serbe Novosti dhe Kurir shkruajnë se Bashkimi Europian do t`i dorëzojë sot Serbisë një propozim-marrëveshje ku do t`i kërkohet të pranojë Kosovën si shtet dhe anëtarësimin e saj në OKB.

Sipas tyre propozimi do t`i dorëzohet Marko Djuric, drejtorit të qeverisë së Serbisë në Zyrën për Kosovën.

“Këtë propozim BE-ja e ka përpiluar pa negociata me asnjërën palë dhe po keqpërdor praninë e tyre në dialogun teknik. Në tekst i kërkohet po ashtu që Serbia të pranojë edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare të tjera” shkruan Novosti.

Vendet e Rajonit do të mbajnë sot një takim.