Rajoni

Skandal ndërkombëtar në Malin e Zi: Autostradë me para borxh nga Kina, por ç'ka ndodhur

Skandal ndërkombëtar në Malin e Zi: Autostradë me para borxh

Shteti fqinj i Malit të Zi është përfshirë në një skandal ndërkombëtar pasi ka marrë një hua prej 1 miliard dollarësh nga Kina. Dhe tani po përpiqet që të kthejë këtë borxh të madh. Por historia nuk përfundon këtu...

Skandal ndërkombëtar në Malin e Zi: Autostradë me para borxh

Gjithçka filloi me ndërtimin e autostradës së parë në vend, një projekt me një listë të vazhdueshme me pengesa duke përfshirë akuzat për korrupsion, vonesa në procesin e ndërtimit të plotë të saj, dhe katastrofë mjedisore.

Skandal ndërkombëtar në Malin e Zi: Autostradë me para borxh

Skandal ndërkombëtar në Malin e Zi: Autostradë me para borxh

Deri më sot, nga 170 kilometra që parashikonte projekti i autostradës, vetëm 40 kilometra kanë përfunduar. Personi që qëndron pas kësaj marrëveshje është ish-kryeministri dhe Presidenti aktual Milo Dukanoviç.

Skandal ndërkombëtar në Malin e Zi: Autostradë me para borxh

Autostrada u premtua se do të ndërtohej për të rritur tregtinë dhe që të rrisë vendet e punës në vendin e vogël të Ballkanit. Por ata që u punësuan ishin nga CRBC, institucioni shtetëror, përgjegjës edhe për ndërtimin.

Projekti i autostradës po hetohet gjithashtu nga një OJQ e mbështetur nga Bashkimi Evropian për shkak të akuzave për korrupsion. Sipas tyre, 400 milion euro të kredisë prej 1 miliard dollarë u janë dhënë nënkontraktuesve, dhe disa prej tyre dyshohet se janë të lidhur me Presidentin.

Nga ana tjetër, sheshi i ndërtimit i menaxhuar nga kinezët nuk është i zhytur në akuzat për kriminalizim; Por mbrojtësit e mjedisit thonë se punimet kanë dëmtuar luginën e mbrojtur të lumit Tara.

Skandal ndërkombëtar në Malin e Zi: Autostradë me para borxh

Sedimentet nga kantieri i ndërtimit nuk po lejojnë as peshqit të qetë dhe shtimin e tyre.

E gjithë kjo çështje shkon kundër standardeve themelore të Bashkimit Europian dhe si rezultat, Mali i Zi po kritikohet se ka dështuar për të mbikëqyrur ndërtimet në mënyrë korrekte. Po borxhi i Kinës si do paguhet?

Reagimet:

Dritan Abazoviç, zv.kryeministri i Malit të Zi: Gjithçka ka ndodhur rreth këtij projekti është jo transparent.

Skandal ndërkombëtar në Malin e Zi: Autostradë me para borxh

Bojan Rajkoviç, rezident në Malin e Zi, shofer kamioni: Do doja të kishin zgjedhur Europën për këtë hua. Nëse do realizohej me paratë nga Europa nuk do kishte patur parregullsi.

Skandal ndërkombëtar në Malin e Zi: Autostradë me para borxh

Dejan Milovaç, investigues nga Mans: Gati i gjithë projekti është deklaruar si sekret shtetëror. Ka shumë mundësi për korrupsion.

Skandal ndërkombëtar në Malin e Zi: Autostradë me para borxh

Natasa Kovaceviç, aktiviste për mbrojtjen e mjedisit: Pjesa më e rëndësishme e lumit Tara është shkatërruar, duke e bërë të pajetueshme për peshqit.

Skandal ndërkombëtar në Malin e Zi: Autostradë me para borxh

*Tiranapost.al.