Rajoni

Sot hynë në fuqi rregullat e reja për shqiptarët që udhëtojnë drejt Italisë! Karantinë dhe PFL, ja çfarë duhet të dini

Sot hynë në fuqi rregullat e reja për shqiptarët që

Që prej ditës së sotme shteti italian ka imponuar rregulla të reja për udhëtarët që shkojnë nga Shqipëria e cila është renditur në vendet e listës D në protokollin e ri të lëvizjes.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Europës kujton qytetarët se për të udhëtuar drejt Italisë duhet të plotësojnë formularin dixhital PFL, dhe duhet të karantinohen për 5 ditë pas mbërritjes në shtetin fqinj. Nga rregulli përjashtohen ata që do të qëndrojnë më pak se 5 ditë dhe kjo gjë vërtetohet nga pasja e një bilete kthimi.

Njoftimi i plotë i MEPJ:

Duke nisur nga sot, 31 korrik 2021, të gjithë qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Italisë, bazuar mbi rregullat e reja.

Ministria italiane e Shëndetësisë, në udhëzimin e saj të fundit, ka bërë të ditur protokollin e ri të lëvizjes edhe për vendet e listës D, ku bën pjesë Shqipëria. https://bit.ly/3C0HM90

Përpara nisjes duhet plotësuar formulari PLF. https://app.euplf.eu/#/

Qytetarët duhet të paraqesin në pikat hyrëse të territorit italian tamponin apo testin molekular. Testet do të paraqiten në pikënisje, ndërsa në udhëtimet tranzit ato nuk do të kërkohen (nëse tranziti nuk zgjat më shumë se 72 orë).

??????????, ?????????? ??????????, ??? ???????? ? ??????????? ??? ?????????? ??????? ?? ??? ????? ?????????????? ????????????? ???? ? ??????? ??? ???????? ?? ?? ??? ???????????. ????????????? ??? ????????? ??? ??????? ??? ??? ??????????? ??? ??? ?? ? ????? ??? ? ??????????? ?????? ??????? ????????.

??????????? ??? ????????????? ??? ????????? ? ????? ??? ??????

https://bit.ly/3yiMegR

Përpara çdo udhëtimi jashtë vendit, brenda apo jashtë Bashkimit Evropian, sigurohuni të keni informacionin e duhur për destinacionin tuaj, duke klikuar në adresën e mëposhtme zyrtare të MEPJ-së: ?

https://punetejashtme.gov.al/al/informacion-mbi-levizjen-e-shtetasve-shqiptare-ne-shtetet-e-huaja?fbclid=IwAR24wHVeg3ibjqUPqD_CP-a9nQePoL1TW1O7kLtPaD81zE9wqXioHeEFu-M

Me urdheresen e re te Ministrit te Shendetesise se Italise, Shqiperia qe nga 1 gushti 2021, kalon ne Listen D, qe do te thote eshte pjese e shteteve qytetaret e se ciles mund te udhetojne drejt Italise duke plotesuar sa vijon :

Lista D

1. Shqipëria, Arabia Saudite, Armenia, Australia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Brunei, Kanada, Emiratet e Bashkuara Arabe, Japonia, Jordania, Libani, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Zelanda e Re, Katar, Mbretëria e Bashkuar e Anglisë dhe Irlandës së Veriut (përfshirë Gibilterra, Isola di Man, Isole del Canale dhe bazat britanike të ishullit të Qipros përjashtuar territoret që nuk i takojnë kontinentit europian), Republika e Koresë, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia, Singapori, Amerika, Ukraina, Tajvani, Rajonet administrative speciale te Hong-Kongut dhe te Makaos”.

2. Hyrja në territorin kombëtar e personave që kanë qëndruar apo kanë kaluar tranzit në një ose më shumë shtete ose territore të shteteve në paragrafin 1 në katërmbëdhjetë ditët e mëparshme, lejohet sipas kushteve të mëposhtme:

a. prezantimi ne momentin e imbarkimit të “Passenger Locator Form” në format elektronik duke e paraqitur nëpërmjet celularit ose kopje në letër të stampuar.

b. prezantimi në momentin e imbarkimit të certifikatës ku të ketë kryer në 72 orët para hyrjes në territorin kombëtar të testit molekular ose antigjen, kryer nëpërmjet tamponit me rezultat negativ. Kjo kohë është e reduktuar në 48 orë për shtetasit që hyjnë nga Mbretëria e Bashkuar e Anglisë dhe Irlandës së Veriut (përfshirë Gibilterra, Isole di Man, Isole del Canale dhe bazat angleze të ishullit të Qipros dhe përjashtohen territoret që nuk i përkasin kontinentit europian)

c. qëndrimi në vetëizolim në besim për pesë ditë në adresën e deklaruar në Passenger Locator Form dhe të një testi molekular ose antigjen, kryer nëpërmjet tamponit në fund të vetëizolimit në besim.

3. Personave që kanë qëndruar apo kaluar tranzit në katërmbedhjetë ditët paraardhëse në Kanada, Japoni dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu u lejohet hyrja në territorin kombëtar sipas kushteve të mëposhtme:

a) prezantimi në momentin e imbarkimit të Passenger Locator Form në format elektronik paraqitur nëpërmjet celularit ose kopje në letër të stampuar.

b) prezantimi në mjetin e udhëtimit në momentin e imbarkimit o çdonjërit i ngarkuar për të kryer kontrollet të një certifikate jeshile COVID-19 që do të thotë të Certifikatës së lëshuar nga autoritetet e shëndetit lokal pas vaksinimit e vlefshme nga Agjencia europiane për ilaçet (European Medicines Agency – EMA), të shërimit që do të thotë kryerjen në 48 orët para hyrjen në territorin kombëtar, të testit antigjen të shpejtë ose molekular me përgjigje negative ndaj SARS-Cov-2.

Këto certifikata janë të njohura si të barasvlershme me ato në nenin 9 paragrafi 2 germa a) dhe c) e dekretit –ligj 22 prill 2021, n. 52 dhe e Rregullave UE 2021/953 e 2021/954. Certifikatat në këtë artikull mund të tregohen në formë elektronike ose letër të stampuar.

Tiranapost.al