Rajoni

Sot në Serbi votohet! Si po mbahen zgjedhjet në kushte pandemie

Sot në Serbi votohet! Si po mbahen zgjedhjet në kushte pandemie

Serbia sot po zhvillon zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të cilat do të jenë ndryshe pasi po mbahen në periudhë pandemie, me masa të shtuara të sigurisë, distancë fizike dhe maska.

Rreth 7 milionë qytetarë me të drejtë vote do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri prej 250 deputetësh.

Sot në Serbi votohet! Si po mbahen zgjedhjet në kushte pandemie

Favorite për të fituar është partia e drejtuar nga Presidenti Aleksandër Vuçiç, në vendin e dytë me diferencë shumë të madhe renditet partia e Ivica Daçiç. Opozita është e ndarë midis radikalëve që kanë shpallur bojkotimin e zgjedhjeve dhe disa partive të vogla. Vuçiç është në pushtet prej tetë vitesh.

Sot në Serbi votohet! Si po mbahen zgjedhjet në kushte pandemie

Me interes të veçantë nga shqiptarët pritet ajo që do të ndodhë në Luginën e Preshevës, teksa partitë shqiptare janë të gjitha pjesë e listës së Luginës së Bashkuar.

Për zgjedhjet parlamentare në Serbi, votimet janë organizuar të mbahen edhe në Kosovë, në veri të Mitrovicës në 22 vendvotime.