Rajoni

Tenisti i famshëm serb Djokoviç flet për situatën në veri të Kosovës

Tenisti i famshëm serb Djokoviç flet për situatën në

Tenisti serb Djokoviç ka folur për situatën në veri të Kosovës në një konferencë për mediat.

“Kjo është më e pakta që mund të bëjë. Kam detyrimin si figurë publike të jap mbështetjen time. Si djalë i një babai të lindur në Kosovë, ndjej nevojën për të dhënë mbështetjen time për Serbinë. Nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja për popullin e Kosovës dhe të Serbisë, por në situata të tilla duhet të tregosh unitet.

Më vjen shumë keq për situatën aktuale në Kosovë. Ajo është zemra e Serbisë dhe qendra e shumë ngjarjeve të rëndësishme të vendit tonë. Beteja të mëdha kanë ndodhur atje, si dhe tempujt dhe manastiret janë të vendosura në këtë territor”, tha Djokoviç.