Rajoni

Tensionohet situata në Leposaviq, gazetarët sulmohen nga persona të maskuar

Tensionohet situata në Leposaviq, gazetarët sulmohen nga persona

Gazetarët që po ndjekin nga afër ngjarjet në veri të Kosovës janë sulmuar në Leposaviq.

Raportohet se ata janë sulmuar me gurë, vezë e shishe, nga personat e maskuar.

Tensionimi i situatës nisi papritur, ndërsa forcat e KFOR-it po vijojnë të qëndrojnë në afërsi të objektit të komunës.

Personat e maskuar ishin të pranishëm edhe dje në protestat në komunat veriore. Në Zveçan, kur nisi përplasja me KFOR-in, ata dolën në rend të parë, duke i sulmuar pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s me mjete plasëse si shok-bomba e koktej molotov.