Rajoni

Tragjedia në Tetovë ndez luftën politike: Qeveria me makina luksi, zjarrfikësit me mjete shekullore

Tragjedia në Tetovë ndez luftën politike: Qeveria me makina

14 është numri i konfirmuar deri më tani i personave që humbën jetën pas shpërthimit të zjarrit në një nga spitalet e përkoshme të Covid në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Prokuroria ka nisur hetimet mes dyshimeve se janë kryer disa gabime në rrjetin elektrik në ndërtimin e spitalit, ndërsa oksigjeni në njësitë e terapisë intensive kanë ndihmuar në përhapjen e flakëve duke bërë shkrum e hi këtë spital.

Tragjedia në Tetovë ndez luftën politike: Qeveria me makina

Autoritet kanë kërkuar edhe ndihmën e ekspertëve nga Europa për të gjetur shkaqet e plota të zjarrit ndërsa tragjedia ka ndezur luftën politike në vendin e rajonit ballkanik.

Opozita kërkon dorëheqjen e qeveritarëve. Lideri i ASH-së Ziadin Sela teksa ka dalë në një deklaratë duke falenderuar forcat zjarrfikësve për shpëtimin e 12 pacientëve të cilët janë nxjerrë të gjallë nga spitali, ka akuzuar qeverinë se përdor makina luksoze për të lëvizur e ndërsa forcat zjarrfikëse punojnë me mjete të vjetra:

“Shfrytëzoj rastin të falënderoj zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore edhe pse me mjete të vjetra. Ne kemi një qeveri me makina luksoze, ndërsa shërbimet që u nevojiten qytetarëve tanë datojnë nga shekulli i kaluar. Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet Parlamentit do të ndikojë që hetimi të shkojë deri në fund. Nëse do të isha pjesëtar i Qeverisë, gjithë këtë do ta bëjë duke më brejt ndërgjegjja dhe morali, të shohim se sa do të kenë moral dhe ndërgjegje qeveritarët tanë. Nuk do të lejojmë të fshihen pisllëqet”.

Tragjedia në Tetovë ndez luftën politike: Qeveria me makina

Ndërkaq, zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani i pyetur rreth përgjegjësisë dhe mundësisë së dorëheqjes të kërkuar nga opozita, u shpreh i prerë se tani nuk është koha për dorëheqje, por për përballje me sfidat. Sipas tij organet kompetente janë duke punuar në mënyrë intensive në zbardhjen e plotë të rastit dhe priten raportet zyrtare të tyre.

Tragjedia në Tetovë ndez luftën politike: Qeveria me makina

“Nuk është koha për dorëheqje, është koha kur ne duhet të ballafaqohemi me sfidat. Organet e hetuesisë dhe organet e prokurorisë janë të gjitha të aktivizuara dhe po presim raportet zyrtare nga ta”.

Tragjedia në Tetovë ndez luftën politike: Qeveria me makina

Kryetarja e Komunës së Tetovës shpalli tre ditë zie Kombëtare për shkak të tragjedisë së ndodhur.

Tragjedia në Tetovë ndez luftën politike: Qeveria me makina

Tragjedia në Tetovë ndez luftën politike: Qeveria me makina

Tragjedia në Tetovë ndez luftën politike: Qeveria me makina

*Tiranapost.al.