Rajoni

Turqia i bën apel botës për ndihmë në luftimin e zjarreve më të mëdha të shekullit

Turqia i bën apel botës për ndihmë në luftimin e

Turqia ka publikuar një apel ndërkombëtar për ndihmë në luftimin e zjarreve që janë përhapur në shumë rajone të vendit dhe që i kanë marrë jetën 8 personave përgjatë ditëve të fundit, në atë që përshkruhet në një nga valët e nxehtësisë më intensive që kanë përfshirë mesdheun lindor prej dekadash.

Pasi kritikuar presidentin Rexhep Taip Erdogan për mungesë të avionëve për shuarjen e flakëve autoritetet lokale të Stambollit kanë bërë thirrje që Bashkimi Europian të asistojë me neutralizimin e flakëve që përveç kullotave dhe zonave rurale po i afrohet zonave të banuara urbane.

Vatrat e para të zjarrit kanë filluar 6 ditë më parë dhe ende në disa zona të bregdetit vazhdojnë të përhapen. Deri tani janë shkrumbuar rreth 95 mijë hektarë, ndërkohë që prej vitit 2008 deri në 2020 digjeshin mesatarisht 13 mijë hektarë në vit.

Zjarret kanë përfshirë edhe vendet e tjera të rajonit si Greqia, Italia dhe Spanja, ndërkohë që në vendin tonë janë 5 vatra aktive zjarri, por për fat të mirë nuk ka pasur aq shumë dëme sa në shtetet fqinje. Ekspertët fajësojnë thatësinë dhe temperaturat tejet të larta për situatën. Në disa rajone u regjistruan për herë të parë temperatura mbi 45 gradë celcius.

Në Qipro avionët zjarrfikës janë në qiell dhe patrullojnë zonat pyjore me qëllim që të neutralizojnë zjarret që në fillim, pasi nëse përhapen fikja e shpejtë bëhet thuajse mision i pamundur.

Tiranapost.al