Rajoni

Vala e dytë e virusit në Maqedoninë e Veriut: 125 raste vetëm sot, rritet numri i viktimave

Vala e dytë e virusit në Maqedoninë e Veriut: 125 raste

Maqedonia e Veriut po përballet me valën e dytë të koronavirusit. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar me koronavirusi 125 persona, duke çuar në rritjen e numrit të përgjithshëm në 3,364.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni bëri me dije se janë gjashtë pacientë të shëruar në 24 orët e fundit, por janë shënuar dhe 7 viktima.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 arrin në 1.536.

Viktimat që kanë ndërruar jetë në klinikën e sëmundjeve infektive dhe spitalin e qytetin janë, tre nga Shkupi të moshës 54, 73 dhe 79-vjeçare, dy nga Struga të moshës 73 dhe 66-vjeçare kurse nga një viktimë është regjistruar në Tetovë dhe një tjetër në Shtip.

Numri në total i viktimave ka shënuar:164.

Testime në total janë kryer 39,033 teste dhe nga to 3,364 kanë rezultuar pozitive.

Parashikimet e ekspertëve maqedonas janë që kulmi me numrin e viktimave mund të arrijë në 2000 ose 2500.