Rajoni

Vendimi historik: ‘Agimi i Artë’ shpallet organizatë kriminale!

Vendimi historik: ‘Agimi i Artë’ shpallet organizatë

Sot drejtësia e shtetit helen mori një vendim historik, pasi e shpalli ‘Agimin e Artë’ një organizatë kriminale. Vendimi u mor nga Gjykata e Apelit, pasi shpalli fajtorë drejtuesit rajonalë të Agimit të Artë për anëtarësimin në një organizatë kriminale.

Fajtorë u shpallën Elias Kasidiaris, Christos Pappas dhe Artemis Mattheopoulos, ndërsa Giorgos Roupakias është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, por aktualisht është në arrati.

Personat në fjalë po gjykohen për drejtimin e një organizate kriminale, rrezikojnë të dënohen me 5 deri në 15 vjet burg.

Para gjykatës mediat vendase raportuan se kanë nisur trazirat, pasi ka përplasje mes mbështetësve të 'Agimit të Artë' dhe manifestuesve kundër tyre.

Vendimi historik: ‘Agimi i Artë’ shpallet organizatë

'Agimi i Artë' ishte një parti e cila ka pasur edhe vend në parlamentin grek, por në zgjedhjet e fundit nuk arriti të merrte asnjë mandat.

Një total prej 68 të pandehurish, përfshirë 18 ish-deputetë të Agimit të Artë, si dhe eurodeputeti aktual Giannis Lagos po përballen me vendime gjyqësore për një seri sulmesh të dhunshme dhe “të përgjakshme të kryera nga një organizatë kriminale por në maskimin e një partie politike”.

18 ish-deputetët e Agimit të Artë dhe drejtuesit e Organizatave Lokale të Nikaia dhe Perama, të cilët po gjykohen për drejtimin e një organizate kriminale, rrezikojnë të dënohen me 5 deri në 15 vjet burg.