Rajoni

Vetëm ky vend i rajonit ka datën se kur do hapen plazhet

Vetëm ky vend i rajonit ka datën se kur do hapen plazhet

Në rajon dhe Europë po diskutohet se si të hapen plazhet, si të bëhen pushimet, por pa vënë në rrezik jetën për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në gjithë rajonin plazhet janë të mbyllura, në Kroaci, Greqi, Itali, Mal i Zi dhe Shqipëri.

Por vetëm Mali i Zi tashmë ka një datë se kur mund të plazhet për të gjithë pushuesit. Me datë 18 maj të gjithë mund të shkojnë të bëjnë plazh e të çelin sezonin e verës. Megjithatë duhet të zbatohen masa të rrepta të kujdesit dhe distancimit social, duke ruajtur edhe higjienën.

Vendet e tjera, nuk kanë një datë, madje policia po ruan me dron nëse dikush shkon dhe shkell masat e ndalimit.Në Itali, kryeministri Conte ka thënë se hapja e plazheve mund të ndodhë në qershor, por ende nuk ka një vendim final.

Po mendohet që çadrat dhe shezlonët të rrethohen me material pecikllasi, me distancë prej 2 metrash dhe 4.5 metër gjerësi. Një variant i tillë është diskutuar edhe për në vendin tonë por nuk është ende i qartë. Në vendin tonë, plazhet do të hapen në varësi të kurbës së pandemisë.