Rajoni

Video/ Aktori kosovar që jeton në Sarajevë tregon telefonatën emocionuese me babain kur u vendos kalimi pa viza në Ballkanin Perëndimor

Video/ Aktori kosovar që jeton në Sarajevë tregon

E dini çdo të thotë që për 23 vite të duhet të marrësh leje për të takuar fëmijët, nipërit, mbesat?

Shqiptarët e Kosovës (dhe BP) janë ende duke e jetuar, edhe pse për shumë pak kohë.

Me nënshkrimin e vitit të kaluar në Samitin e Berlinit, Kosova do mund të lëvizë e lirë, vetëm me ID, pa viza, brenda Ballkanit Perëndimor.

Alban Ukaj, një kosovar që prej 23 vitesh jeton në Sarajevë, ka treguar përballë Majlinda Bregut - (Sekretare e RCC), iniciatore e kësaj politike të lëvizjes së lirë, - historinë e tij dhe telefonatën prekëse me babain e tij pas nënshkrimit.


"Alban Ukaj, aktor i njohur kosovar është një nga qindra rastet e historive njerëzore që prej vitesh kanë mbajtur mbi supe edhe hallin e pamundësisë për t'u takuar me të afërmit për shkak të vizave.

Përgjatë viteve të fundit numri i vizave të lëshuara nga Bosnjë Hercegovina për Kosovë dhe anasjelitas ka qenë më i ulët se numri i vizave të refuzuara.

Ndaj marrëveshja për lëvizjen e lirë me kartai dentiteti e nënshkruar vitin e kaluar në #BerlinProcessSummit, nuk ishte thjesht një moment celebrimi.

"Kur u firmos, babai më mori në telefonie i emocionuar

Janë 23 vite jetë me përpjekje e lodhje për të takuar prindërit e gjyshërit nipërit...

Eshtë më e lehtë të marrësh një vizë armerikane, se sa një vizë si qytetar i Bosnjë Herzegovinës për Kosovë dhe anasjelltas"

P.s Së shpejti procedura e gjatë e marrjes së vizës do të jetë një gjë e së shkuarës dhe ne jemi përunjësisht krenarë për rolin në këtë arritje", shkruan Majlinda Bregu.

Videon e plotë e gjeni këtu