Rajoni

Video/ Fjalimi i Vjosa Osmanit në OKB bashkë me gratë që kanë përjetuar dhunën e Srebrenicës dhe thirrjet ndaj Vuçiç: Kërko falje!

Video/ Fjalimi i Vjosa Osmanit në OKB bashkë me gratë që

Fjalimi i Vjosa Osmanit në Këshillin e Sigurimit në OKB po shpërndahet ngado për shkak të forcës që përcjell.

Video/ Fjalimi i Vjosa Osmanit në OKB bashkë me gratë që

Presidentja e Kosovës, e shoqëruar në sallë nga katër nëna që humbën fëmijët në masakrën e Srebrenicës iu drejtua Vuccicc-it, të pranishëm në seancë:


"Ajo çka deklaroi Vuçiç nuk është e vërtet. Ju ftoj të gjithëve të vizitoni Kosovën të shihni vetë përparimin që kemi bërë demokracinë që është në zhvillim e sipër mund të kuptoni dhe vendosni nëse doni t’u besoni syve tuaj apo gënjeshtrave të tij. Unë nuk fola për të kaluarën, unë fola për Kosovën. E tashmë Kosova e sotme është e ndërtuar mbi dhimbjet e së kaluarës për një arsye të vetme për shkak të mungesës së drejtësisë. Të gjithë e dimë dhe e kemi mëusar nga historia se paqja kërkon të përballemi me të kaluarën në këtë kuptim në vend që të shpërndajë propagandë Vuçiç sot është dashtë të na tregoj se nëse ai se nëse është pajtuar se nuk duhet të ishte pjesë e atij regjimi që ka vrarë 150 mijë civilë. A ndihet keq për të kaluarën dhe gjenocidin që ka shkaktuar parlamenti i tij? Viktimat e atij regjimi Vuçiç janë këtu, merr pak kohë kërko falje. Tregoju të gjithë nëse ke një shenjë të humanitetit që ka mbetur në ty”, ka thënë Osmani.