Rajoni

VIDEO/ Natë terrori në Athinë! Mijëra protestues të dhunshëm pushtojnë rrugët qendrore dhe lenë një polic gati të vdekur

VIDEO/ Natë terrori në Athinë! Mijëra protestues të

Me mijëra protestues të dhunshëm kanë zbarkuar në rrugët e Athinës pas një manifestimi kundër COVID-19 që u shpërnda me dhunë nga forcat e Policisë Greke.

Siç duket edhe nga pamjet e filmuara me qindra të rinj me maska dhe objekte të forta kanë vandalizuar pronën publike dhe atë private në rrugët e kryeqytetit grek, ndërkohë që raportohen 401 të lënduar që kanë shkuar në spitale dhe të paktën 11 të arrestuar.

Pamjet më shokuese janë ato të një incidenti në lagjen “Nea Smirni” ku huliganët kanë goditur për disa minuta rresht një polic të shtrirë për tokë me shkelma dhe objekte të forta duke e lënë këtë të fundit gati të vdekur.

VIDEO/ Natë terrori në Athinë! Mijëra protestues të

Dhuna ka ndaluar vetëm në orët e para të mëngjesit dhe e kanë lënë Athinën të zgjohet në një kaos që për fat të keq e ka njohur shumë shpesh përgjatë viteve të fundit.

Tiranapost.al