Seanca e posaçme në Kuvendin e Serbisë, ku po diskutohet për Kosovën, po përcillet me përplasje verbale dhe fizike mes deputetëve të opozitës dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
Vuçiç në këtë seancë ka folur për planin franko-gjerman për normalizimin e raporteve me Kosovën, teksa opozita e ka cilësuar këtë plan si “kapitullim për Serbinë”.
Gjatë seancës, deputetët e opozitës kanë brohoritur slogane si “Tradhti”, “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Nuk do të heqim dorë nga Kosova”.
Ata po ashtu mbanin pankarta me mbishkrimin “Jo kapitullimit”.