Rajoni

Video/ Revoltë në Napoli kundër masave të Covid. Ja çfarë ndodhi gjatë natës

Video/ Revoltë në Napoli kundër masave të Covid. Ja

Këto pamje janë shkrepur në Napoli, ku një situatë e paprecedentë u shënua për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, ndërsa qytetarët u ngritën për të protestuar në mesnatë kundër kufizimeve  të vendosura nga qeveria kundër Covid.

Qindra qytetarë, të veshur me maska, mbushën rrugët e qytetit gjatë mbrëmjes, ndërsa i vunë flakën koshave të mbeturinave dhe u përplasën me policinë.

Video/ Revoltë në Napoli kundër masave të Covid. Ja

Arsyeja është pasi Italia vendosi në shtetrrethim rajonin e Campania-s, ku përfshihet edhe Napoli, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

Campania tashmë ka mbyllur shumicën e shkollave dhe ka vendosur një shtetrrethim natën, dhe në mbrëmje policia përdori gaz lotsjellës kundër qindra njerëzve që protestonin.

Video/ Revoltë në Napoli kundër masave të Covid. Ja

Videot tregojnë turma njerëzish që brohorasin dhe marshojnë nëpër qendër të qytetit, ndërsa ajri u pushtua nga tymi, mesazhi i demonstruesve është që të hiqet shtetrrethimi.

Video/ Revoltë në Napoli kundër masave të Covid. Ja

Makinat e policisë u sulmuan nga protestuesit duke përdorur shkop bejsbolli, ndërsa sende të tjera u hodhën në drejtim të tyre, që përdorën gaz lotsjellës në përgjigje ndërsa tensionet të krijuar.

Video/ Revoltë në Napoli kundër masave të Covid. Ja

Kjo ishte demonstrata e parë e tillë në Itali që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit, 8 muaj më parë.

Rastet me Covid në të gjithë Italinë janë rritur shtatë herë që nga fillimi i muajit, duke arritur në 19,143 të infektuar të premten dhe duke shtuar frikën se pandemia po del jashtë kontrollit.

Si rezultat, kufizimet po vendosen jo vetëm në Napoli, por edhe në Milano dhe Romë.

Ekspertët e shëndetësisë thonë se numrat aktualë ka të ngjarë të jenë më të lartë për shkak të mungesës së testimit, rasteve asimptomatike dhe mungesës të raportimit.

Video/ Revoltë në Napoli kundër masave të Covid. Ja

Kryeministri Giuseppe Conte u shpreh më herët se ai dëshiron të shmangë një bllokim të ri kombëtar, që do të shkatërronte ekonominë tashmë të brishtë, por ligji italian u jep liderëve rajonalë lirinë për të krijuar kufizimet e tyre dhe disa rajone po i marrin gjërat nën kontroll vetë.

Video/ Revoltë në Napoli kundër masave të Covid. Ja

Guvernatori i Lombardisë, i cili përfshin Milanon, tha të premten se rajoni i tij u përball me një "situatë dramatike" dhe u bëri thirrje vendasve të respektojnë një shtetrrethim që fillon nga ora 11:00 deri në 5:00, ndër masave të tjera.

Lombardia, epiqendra e shpërthimit fillestar të Italisë, mbetet rajoni më i goditur, duke llogaritur për 4,916 raste e reja të premten. Campania ishte rajoni i dytë më i prekur me 2,280 të infektuar./ Reuters