Rajoni

VIDEO/ Publikohen pamjet e ekzekutimit të gazetarit investigativ në qendër të Athinës

VIDEO/ Publikohen pamjet e ekzekutimit të gazetarit investigativ në

E përditshjma greke “Proto Thema” ka siguruar ditën e sotme pamjet ekskluzive nga momentet para ekzekutimit të gazetarit kriminalistik grek, George Karaivaz.

Siç duket dhe nga pamja filmike të kapura nga kamerat e sigurisë të ambjenteve pranë vendit të ngjarjes, autorët kanë mbërritur në banesën e gazetarit mbi një motor dhe të dy janë të maskuar duke pritur daljen e gazetarit për ta ekzekutuar.

Policia greke ka bërë me dije se vrasësit më pas e kanë braktisur motorin që është përdorur për aktin kriminal. Dyshohet që vrasësit të jenë të jo-grekë të paguar për të kryer aktin dhe me gjasa kanë tentuar largimin ose synojnë të dalin jashtë shtetit, çka ka rritur vigjilencën në pikat dalëse të Republikës së Greqisë.

Tiranapost.al