Rajoni

Video/ Sizmiologët grekë rivlerësojnë magnitudën e tërmetit: Nuk ishte 5.9, ka dëme dhe të lënduar

Video/ Sizmiologët grekë rivlerësojnë magnitudën e

Tërmeti që lëkundi Greqinë në orët e paradites së sotme nuk ishte 5.9 siç u raportua në fillim. Sizmiologët grekë kanë rivlerësuar shkallën e saktë të tërmetit dhe thonë ishte i magnitudës 6.3 të shkallës Rihter. Epiqenda ishte zona e Larisës, dhe me një thellësi jo prej 10 kilometrash, por 8 kilometra, duke bërë që të shkaktojë dëme materiale në Mesochori dhe Elassona, por edhe lëndime në njerëz.

Video/ Sizmiologët grekë rivlerësojnë magnitudën e

Mediat greke raportojnë për 2 burra që u hodhën nga kati i parë dhe i dytë për t’i shpëtuar tërmetit të cilët ndodhen aktualisht në spital ndërsa një i moshuar u shpëtua pas dëmtimit të shtëpisë së tij, i cili kishte mbetur i bllokuar brenda.

Video/ Sizmiologët grekë rivlerësojnë magnitudën e

Lëkundjet e tërmetit, që u pasuan me të tjera lëkundje të forta u ndjenë edhe në Shqipëri, duke rikthyer frikën dhe ankthin e periudhës kur ra tërmeti fatal i 26 nëntorit 2019.