Video/Vuçiç para mediave në Beograd: Kosova nuk është shtet. S’dua të nënshkruaj marrëveshje


Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç doli ditën e sotme para mediave në Beograd, duke thënë se nuk e ka nënshkruar aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, “sepse Kosova, ndryshe nga Serbia nuk është shtet i njohur ndërkombëtarisht”, prandaj, sipas tij, nuk mund të arrihet një marrëveshje juridike ndërkombëtare.
“Nuk firmosa për disa gjëra. Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht ligjërisht dhe ajo që ata e quajnë Republika e Kosovës për mua nuk është. Prandaj nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës. Sigurisht, në kuptimin formal-juridik do të jetë e vështirë të tregohet se ekziston një marrëveshje pa nënshkrim, por pas çdo Samiti, për çdo rast, unë flas pa mëdyshje për vijat tona të kuqe, që do të thotë se nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës, e as të pranojmë anëtarësimin e saj në OKB,” deklaroi Vuçiç.