Rajoni

Videoja me kryeministrin malazez që kthehet mbrapsht në kufi. Si e gjeti mënyrën të futej në Shqipëri

Videoja me kryeministrin malazez që kthehet mbrapsht në kufi. Si e

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapi? nuk është lejuar që të futet në doganën shqiptare. Shkak janë bërë masat anti-Covid që duket se kryeministri malazez nuk i ka respektuar. Gazetari nga Mali i Zi Aleksandër Brezar ka publikuar një video ku shihen makinat qeveritare teksa kthehen mbrapsht në doganë. Sipas tij kryeministri nuk ka paraqitur certifikatën e vaksinimit dhe as një test të vlefshëm me rezultatin negativ ndaj Covid.

Videoja me kryeministrin malazez që kthehet mbrapsht në kufi. Si e

‘Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç me sa duket u kthye në kufirin shqiptar duke mos pasur një test të vlefshëm PCR ose një pasaportë vaksinimi, gjë që mund ta ndalojë atë të marrë pjesë në drekën e Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!”- shkroi ai në Twitter.

Videoja me kryeministrin malazez që kthehet mbrapsht në kufi. Si e

Por kryeministri gjeti mënyrën tjetër se si të ishte i pranishëm në drekën me kancelaren dhe kryeministrat e tjerë të rajonit. Pas kthimit në kufi, Krivokapiç thuhet se u kthye në Podgoricë dhe u nis përsëri për në Shqipëri me aeroplan nga aeroporti në Golubovci.

Videoja me kryeministrin malazez që kthehet mbrapsht në kufi. Si e

*Tiranapost.al.