Rajoni

Votohet qeveria e re e Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç bëhet zyrtarisht zv.kryeministër

Votohet qeveria e re e Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç

Parlamenti i Malit të Zi ka mirtuar me 41 vota qeverinë e re me kryeministër Zdravko Krivokapiçin.

Ndërkohë, shqiptari Dritan Abazoviç është zgjedhur zyrtarisht zv.kryeministër i Malit të Zi pasi mbështeti koalicionin anti-Gjukanoviç përmes nismës civile URA.

Abazoviç mbajti një fjalim të fortë dje duke theksuar se kërkonin një raport të ri me Serbinë.

“Ju doni të na shtyni në grindje, ne nuk duam. Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë – ne do të fillojmë nga e para. Qeveria e re duhet të ndërtojë marrëdhënie të reja. Ne nuk duam një politikë grindavece. Nëse dikush e dëshiron atë, le ta zbatojë atë. Me të gjitha vendet në rajon ne duam të ndërtojmë bashkëpunimin më të mirë të mundshëm”, tha Abazoviç.