Rajoni

Vritet afër shtëpisë gazetari grek

Vritet afër shtëpisë gazetari grek

Gazetari grek George Karaivaz është qëlluar për vdekje me 6 plumba pranë shtëpisë së tij në rrugën Anionou të Alimos-it.

Para se të nisej për shtëpi, gazetari ndodhej në një emision televiziv. Sipas mediave greke janë dy persona të cilët i kishin bërë pritë gazetarit grek për ta vrarë, të cilët ende nuk janë identifikuar. Gazetari u gjet i shtrirë jashtë makinës, në parkun pranë shtëpisë së tij.

Vritet afër shtëpisë gazetari grek

Autorët e vrasjes dyshohet të kenë përdorur armë silenciator. George Karaivaz ishte një nga redaktorët më të vjetër, i cili mbulonte lajme nga kronika e zezë. Nuk dihet nëse vrasja lidhet me profesionin e tij.

Linku origjinal këtu.

*Tiranapost.al.