Vuçiç: Askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë me 6 dhjetor

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se as ai dhe asnjë përfaqësues i Beogradit nuk do të marrë pjesë në Samitin e 6 dhjetorit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.
“Askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë me 6 dhjetor”, tha Vuçiç.
Ai reagoi ashpër ndaj emërimit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresive në Graçanicë, Nenad Rashiç, në postin e ministrit për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës.
“Rashiç nuk ka besimin e askujt në Kosovë, por vetëm të Albin Kurtit dhe perëndimit dhe mendojnë se kështu mund të frikësojnë serbët”, shtoi ai.
Emërimi i ministrit Rashiç u bë pas dorëheqjes se ish ministrit Goran Rakiç nga radhët e Listës Serbe. Dorëheqja pasoi mospajtimet e përfaqësuesve serbë në veriun e Kosovës me vendimin e qeverisë për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.