Rajoni

Vuçiç: Nuk ka rrugë tjetër, në SHBA dhe BE flitet vetëm për njohje të Kosovës

Vuçiç: Nuk ka rrugë tjetër, në SHBA dhe BE flitet

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, sot ka folur për dialogun dhe takimin e 4 shtatorit që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vuçiç theksoi se është e qartë që në Washington, në Bruksel dhe kudo tjetër, tema e vetme është njohja reciproke Kosovë-Serbi.

“E vetmja temë kudo, pa marrë parasysh se çfarë thotë dikush në SHBA, do të jetë njohja e ndërsjellë, në një mënyrë apo tjetër”, tha Vuçiç që shtoi: “Kushdo që thotë ndryshe po gënjen popullin e tij, duke blerë kohë dhe duke mashtruar njerëzit”.

Megjithatë kreu i shtetit serb tha se pavarësisht nga çfarë do të ndodhë, do të ruajë interesin e Serbisë, derisa ka shtuar se tashmë janë duke i paguar gabimet e së kaluarës.