Rajoni

Vuçiç paralajmërim Kosovës: Do të vazhdojmë fushatën kundër jush dhe do jetë 5 herë më e suksesshme

Vuçiç paralajmërim Kosovës: Do të vazhdojmë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i përgjigjet deklaratës së kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, se lobimi për njohjen e Kosovës nuk është pezulluar. Vuçiç tha se ai do të presë për të parë se cila do të jetë organizata e parë ndërkombëtare ku do të aplikojë Kosova për anëtarësim dhe a do ta njeh dikush pavarësinë e Kosovës.

“Në atë ditë, nëse mentorët e tyre nuk iu tërheqin vërejtjen, ne do të vazhdojmë fushatën tonë (kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës) dhe u premtoj atyre që do të jemi pesë herë më të suksesshëm”, tha Vuçiç para gazetarëve gjatë një vizite në Mitrovicë.

Vuçiç po ashtu tha që delegacioni serb ishte i gatshëm për bisedime mbi ekonominë dhe se delegacioni i Kosovës erdhi në ato bisedime, siç tha ai, me kërkesë për kompensim të luftës.