Rajoni

Vuçiç paralajmëron NATO-n dhe i kujton Luftën e Kosovës: Në rast përshkallëzimi të konfliktit keni 24 orë kohë, ose do reagojmë

Vuçiç paralajmëron NATO-n dhe i kujton Luftën e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, sepse nuk ka të drejtë ta bëjë këtë nga Marrëveshja e Kumanovës dhe të gjitha marrëveshjet pasuese, dhe shtoi se Serbia nuk do të hyjë në Kosovë me trupa sepse dëshiron gjithçka të zgjidhet në mënyrë paqësore. Mirëpo njëherësh paralajmëron NATO-n se, në rast përshkallëzimi, nëse ata nuk ndërhyjnë, Serbia do detyrohet të reagojë.

“Ne do të presim për 24 orë për të reaguar NATO, ose Serbia do të reagojë dhe nuk do të lejojë atë që ndodhi në 1995 ose 2004”, tha Vuçiç duke i kujtuar kështu Luftën e Kosovës.

Situata në veri të Kosovës është e tensionuar për shkak të vendosjes së targave të përkohshme, për çdo automjet me targa të Serbisë që hyn në territory. Vendimi është marrë i njëjtë me atë që Serbia aplikon prej vitesh me automjetet me targa të Kosovës hyjnë në territorin serb.

Pavarësisht kësaj, vendimi i fundit i Kosovës nuk është pritur mirë nga Serbia. Në kufirin e Jarinjes serbët kanë ngritur bllokadë. Avionë luftarakë u shfaqën të shtunën e kaluar.