Rajoni

Vuçiç reagon pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE: Perëndimi të tregojë se cilat marrëveshje do të respektojë

Vuçiç reagon pas aplikimit të Kosovës për

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, pyeti të mërkurën partnerët perëndimorë nëse do t’i respektojnë marrëveshjet që i kanë firmosur vetë.

Deklarata e tij vjen pasi Kosova nënshkroi aplikimin për anëtarësim në BE.

Vuiç i bëri komentet në një video-mesazh në Instagram, në prag të takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Shumica e dokumenteve që përmendi Vuçiç, i referohen Kosovës.

“Marrëveshja e Kumanovës, Karta e OKB-së, Rezoluta 1244, Marrëveshja e Brukselit apo Marrëveshja e Uashingtonit. Kemi arritur në dokumentin e gjashtë - shumë të rëndësishëm të BE-së nga viti 2003 - dokumentin e famshëm të Selanikut, për zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor”, tha Vuçiç.

Burimi: REL