Rajoni

Zbulohen 1.3 ton kokainë në Maqedoninë e Veriut/ Kamioni me banane ku fshihej droga kaloi nga Shqipëria

Zbulohen 1.3 ton kokainë në Maqedoninë e Veriut/ Kamioni me

Në një magazinë frutash në Maqedoninë e Veriut zbulohen 1.3 ton kokainë. Sipas mediave vendase, droga u transportua me një kamion me banane që hyri në Shkodër nga Mali i Zi dhe më pas vijoi rrugën për në Maqedoninë e Veriut, gjatë ditës së djeshme.

Lënda narkotike u zbulua në një aksion policor, ku po marrin pjesë edhe pjesëtarë të Policisë Financiare italiane, që u zhvillua në Krushopek të Sarajit.

Informacionet e para thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni).

Për arsye të panjohura për momentin, destinacioni është ndryshuar dhe kokaina ka përfunduar në Krushopek

Sipas TCH, kur kamioni ka hyrë në Shqipëri, policia e ka vrojtuar në rast se kokaina do shkarkohej në vend.

/Tiranapost.al