Rajoni

Zbulohet skema: Si ikin shqiptarët me teste false drejt Greqisë dhe shtrohen në spitalet Covid atje

Zbulohet skema: Si ikin shqiptarët me teste false drejt Greqisë dhe

Janina dhe periferia e Epirit do të futen në Lockdown total, për shkak të rritjes së ndjeshme të të infektuarve brenda rajonit.

Guvernatori i Periferisë Alekos Kahrimanis thotë se përgjegjës për rritjen e të infektuarve në rajon, përveç atyre që nuk respektuan masat janë edhe pacientët shqiptarë. Për mediat greke ai ka thënë se 50 % e pacientëve në spitalet Covid janë të ardhur nga Shqipëria, të cilët zënë % më të madhe në reanimacion dhe në intubim.

“Sot 50% e pacientëve në spitalet kundër covid-19 janë të ardhur nga Shqipëria, ndërsa pacientët në reanimacion dhe intubim janë të gjithë shqiptarë. Kurimi i tyre në Greqi vendoset dhe miratohet nga ministria e Jashtme”.

Ndërsa për Protothema, Dhimitris Dhimitriu, kryetar i dhomës së Tregtisë për Janinën ka thënë se shqiptarët po kalojnë kufirin në Kakavijë përmes testeve false, mbërrijnë deri në Delvinaki dhe më pas lajmërojnë shoferët e autobusëve se nuk dihen mirë, duke bërë që ata ti dërgojnë në qendrat shëndetësore më të afërta. Ata rezultojnë të infektuar dhe sipas regullit nuk mund të kthehen mbrapsht për tu kuruar në Shqipëri.

*Tiranapost.al