Rajoni

Zgjerimi me 12 milje i ujërave territoriale, Mitsiotakis: Rama deklaroi publikisht se është e drejtë e patjetërsueshme e Greqisë

Zgjerimi me 12 milje i ujërave territoriale, Mitsiotakis: Rama deklaroi

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, ka folur sot për zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon me 12 milje, duke theksuar se Greqia mund të bëjë të njëjtën gjë edhe në vende të tjera.

Gjatë fjalës së tij në Parlament në debatin mbi projekt-ligjin për "përcaktimin e gjerësisë së zonës bregdetare në Detin Jon”, Mitsotakis deklaroi se territori grek është rritur me 10% dhe ata dominojnë tashmë në detin Jon.

Ai thekson se marrëveshjet janë rezultat i negociatave të vështira të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ministrit Nikos Dendias.

Kyriakos Mitsotakis ka përmendur edhe homologun e tij Edi Rama, ku sipas tij ky i fundit deklaroi qartë se është e drejtë e Greqisë të zgjerohet me 12 milje.

"Vetëm kohët e fundit kryeministri shqiptar ka thënë se zgjerimi me 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e Greqisë, duke provuar se Mesdheu mund të bëhet det i paqes", ka deklaruar Mitsotakis.

Siç është shprehur kryeministri grek, "zgjerimi i ujërave territoriale ka qenë argument i përhershëm i çdo qeverie dhe se sot, për herë të parë, shprehja e qëllimit shndërrohet në një rezultat të prekshëm dhe realitet aktual”.

Artikulli i marrë nga Kathimerini, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.