Rajoni

Zjarri në spitalin Covid/ Tetova shpall tre ditë Zie Kombëtare: Gjëmë e madhe që na ndodhi

Zjarri në spitalin Covid/ Tetova shpall tre ditë Zie Kombëtare:

14 viktima është bilanci zyrtar aktual i personave që kanë humbur jetën nga flakët që përfshinë spitalin e përkohshëm Covid në komunën e Tetovës, në Maqedoninë e Veriut. Kryetarja e Komunës, Teuta Arifi njoftoi shpalljen e Zisë Kombëtare tre ditë duke e konsideruar një tragjedi që ndodh në këto përmasa për herë të parë në Tetovë.

Zjarri në spitalin Covid/ Tetova shpall tre ditë Zie Kombëtare:

Zjarri në spitalin Covid/ Tetova shpall tre ditë Zie Kombëtare:

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa ajo bëri thirrje që hetimi të bëhet në mënyrë profesionale. Ajo njoftoi gjithashtu se do të alokohet fondi emergjent për të ndihmuar familjet e prekura.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Tarifi:

Është tragjedia më e madhe që i ka ndodhur Tetovës. Ashtu siç edhe u informuat më parë, këshilli Komunal mbajti mbledhjen ku u shpallën 3 ditë Zie Kombëtare. Brenda kohës deri sa të merren informacionet, nga fondi emergjent do ndihmonehn familjet që kanë patur këtë gjëmë të madhe.,

Ajo që diskutuam është që informacionet të ndahen vetëm të verifikuara, jam në kontakt me të gjitha autoritet që janë të kyçur në procesin e hetimit dhe zbardhjes së rastit. Çfarëdo informate që e marr të verifikuar dhe zyrtare të njëjtën do ju komunikoj.

Edhe një herë them që është një dhimbje e madhe, falenderoj qytetarët që kanë ndihmuar, janë gjendur dhe kanë ndarë dhimbjen me ne, falënderoj miqtë nga anembanë bota, nga rajoni që janë paraqitur edhe për të ndihmuar për të treguar edhe njëherë se nuk jemi vetëm në këtë dhimbje, të qëndrojmë afër dhe u bëj thirrje autoriteteve të zbardhin në mënyrë profesionale. Informacionet verifikuara do të paraqiten në orët në vijim.

*Tiranapost.al.