Aktualitet

Ramush Haradinaj drejt Kryeministrisë

Kosova mban zgjedhjet më 18 qershor ndërkohë që janë ndarë koalicionet. Ramush Haradinaj do jetë kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA.

Njoftimi për kandidimin e tij erdhi pas një deklarate zyrtare të AAK-së.

?Pa asnjë dyshim koalicioni që kemi arritur sot do të jetë koalicion fitues i zgjedhjeve?, ka thënë Muharrem Nitaj nga AAK. Ai shton numri i deputetëve do të jetë i barabartë me 55 do t?i ketë PDK kurse 55 do t?i kenë AAK dhe NISMA.

?Është momenti i duhur që kryeministër i Kosovës të jetë Ramush Haradinaj. Prandaj është një zgjidhje e duhur për zhvillimet e reja që na presin?, ka thënë Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së per mediat në Kosovë.

Haradinaj u shpall i pafajshëm në gjykatën e Colmar në France pas akuzave të autoriteteve serbe qe kishin nxjerrë një fletë arresti, pasi akuzohej se kishte kryer krime lufte. Ai ka qenë kryeministër i Kosovës në periudhën 2004-2005.

Më 8 mars të vitit 2005, Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi publikoi aktakuzën për krime lufte ndaj tij dhe si rrjedhojë po atë ditë Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës në mënyrë që të përballet me aktakuzën e ngritur nga Tribunali. Por ai u shpall i pafajshëm. E.B/Tiranapost.al